Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës do të mbajë sot konferencë, në Hotelin “Sirius” në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30.
Tema do të jetë “Hartimi i Rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe Kërkimit për Anëtarësim në NATO”.
Sipas njoftimit në këtë konferencë do të marrin pjesë ish-presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier./21Media