Kërkohet paraburgim për shtetasin shqiptar që u arrestua dje për kultvimin e bimëve narkotike

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.H., nga Republika e Shqipërisë,nën dyshimin se ka kryer veprën penale “klutivimin e dy parcelave me 317 bimë narkotike”. Një gjë e tillë është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar për media nga zyrtarja për Informim dhe Monitorim të Mediave Yllka Juniku Shehu. Në komunikatë ndër të tjera thuhet se: Me datën 06 gusht 2021 , Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.H., nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, pikërisht në zonën e Koshares, i pandehuri ka kultivuar në dy parcela bimën e kanabis sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope. Në vendin e njëjtë në këto parcela janë zbuluar 317 bimë të tilla, me madhësi deri në 1 metër, ku i pandehuri A.H., ka pasur për qëllim shitjen e tyre, për përfitim të dobisë së kundërligjshme pasurore.thuhet mes tjerash në komunkatë e prokurorisë themelore Vlen të theksohet se i pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 05 gusht 2021.

Read Previous

Enver Hoxhaj tërhiqet nga kryesia e PDK-së

Read Next

Avokati Spartak Ngjela: Shteti duhet të ndërhyjë ndaj koncertit të Goran Bregoiviç