Prokuroria Themelore në Gjakovë kërkon paraburgim ndaj tre personave

Zëdhënësja e Prokurorise, Yllka Juniku-Shehu ka njoftuar se kërkohet paraburgim ndaj tre personave për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Më 27 tetor 2021, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve G.I., J.I., dhe Rr. Sh.,  me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 paragraf 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.   Prokuroria njofton se, më parë e deri më 26.10.2021, në fshatin Stubëll, Komuna e Gjakovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes,  kanë poseduar substanca të cilat me ligj janë shpallur narkotikë. Të njëjtit kanë qenë nën masat e fshehta të hetimit e vëzhgimit, e ku me datë të cekur më lartë, sipas urdhëresës së Gjykatës kompetente, është bërë bastisja në shtëpitë e objektet përcjellëse të pandehurve, ku nga kjo bastisje ka rezultuar me gjetjen e 5 kilogramë e 571 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë,  e cila  është konfiskuar nga zyrtarët policorë. Prokurori i rastit ndaj të pandehurve G.I., J.I., dhe Rr. Sh.,  ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, njoftoj kështu Zëdhënësja e Prokurorise, Yllka Juniku-Shehu

Read Previous

Nga 1 nëntori, WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të telefonave

Read Next

Analisti Xhevdet Pozhari ka një mesazh për votuesit e Gjakovës, në prag të balotazhit