Kërcënoi se do të hidhej nga ura, shpëtohet futbollisti francez

Teksa kërcënoi se do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga maja e urës Magnan, lojtari i ri i Nice-s, Alexis Beka Beka më në fund është jashtë rrezikut sipas informacioneve nga “France Bleu”. Pas gati 3 orë e gjysmë negociatash, futbollisti u bind dhe tashmë është larguar nga vendngjarja.

Ishte një lajm i tmerrshëm që erdhi mëngjesin e kësaj të premteje. Rreth orës 11 të mëngjesit, “BFM TV” zbuloi se një lojtar i klubit të Nice-s po qëndronte i varur në mbrojtëset anësore në urën Magnan, mbi qytetin e Nisës, dhe po kërcënonte të hidhej.

Pak minuta më vonë, “France Bleu” zbuloi identitetin e lojtarit në fjalë, Alexis Beka Beka 22 vjeç.

Shtypi vendas shpjegoi në veçanti se lojtari kërcënoi të bënte vetëvrasje pas një ndarjeje nga e dashura. Informacioni u mohua menjëherë nga rrethi i ngushtë i lojtarit: “Historia e një ndarje romantike është e rreme, nuk ka absolutisht asnjë lidhje me të dhe është krejtësisht jashtë kontekstit. Ne nuk do të komentojmë më tej për këtë histori”.

Shumë shpejt, shërbimet e urgjencës mbërritën në vend për të provuar të bindin lojtarin që të mos e kryente aktin. Nga ana e tij, klubi i tij Nice kishte dërguar një psikolog në vend për të zgjidhur situatën.

Klubi gjithashtu njoftoi se do të anulonte të gjitha operacionet e tij me shtypin sot (dhe në veçanti konferencën për shtyp para ndeshjes Nice-Brest). Rrethanat ishin shumë të rënda. Por në fillim të pasdites sapo është bërë e ditur një lajm i mirë, që lojtari është bindur dhe ka shpëtuar. /Albanianpost.com

Read Previous

Raporti i ESET-it konfirmon identitetin e hakerëve iranianë që shënjestruan Shqipërinë

Read Next

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri tek mbyllja e qeverisë amerikane