Policia e Kosovës e ka dërguar në repartin e Psikiatrisë në QKUK një person të mitur, që dyshohet se kërcënoi me thikë familjarët e tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se i dyshuari është dërguar në QKUK për t’u hospitalizuar, ndërsa hetimet për këtë rast kanë filluar.
I mituri është prangosur pas mesnate, më 6 prill, në rrugën “Pjetër Bogdani në Prishtinë.
Rasti në Polici është hapur si “dhunë në familje”.
/GazetaSinjali/