Kërcënohet një polic në Gjakovë

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Gjakovë është kërcënuar dje nga një person.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se rreth orës 15:00, në rrugën “Gjon Nikoll Kazazi”, pjesëtari i PK-së, ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar si “kanosje”.

Read Previous

Kanos babanë e ish bashkëshortes, dërgohet në mbajtje

Read Next

Çka duhet të dini për 95 mijë dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech që BE pritet të ia dhurojë Kosovës