Në emailin zyrtar të Presidencës, një llogari e quajtur “Rrap Tap” ka kërcënuar me jetë presidenten Vjosa Osmani. Sipas Presidencas, kjo llogari kërkon që formimin e qeverisë, presidentja të ja kalojë partisë së dytë.
Po ashtu, sipas zëdhënësit Kupina ky e-mail presidentes i drejtohet me fjalët “t’vraj”.
Bekim Kupina, këshilltar i saj, ka konfinrmuar se e-maili është dërguar në adresën zyrtare të institucionit.
“Kërcënimi është dërgu në emailin zyrtar të Presidencës”, tha Kupina për Gazetën Express. Kupina shtoi se rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, sikurse edhe për dhjetëra kërcënime të tjera.
Express është në pritje edhe të përgjigjes nga Policia e Kosovës nëse kanë hapur rast dhe nëse është identifikuar kush e ka dërguar e mailin që kanos presidenten./Express