Drejtori i Spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, Jeton Zarari, mëngjesin e sotëm e nisi si çdo ditë tjetër. Por me të shkuar në spital për të kryer punën e tij, ai u përball me kërcënime serioze për jetën.
Zëdhënësi i Policisë, në Drejtorinë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për TV SYRI se sot rreth orës 08:30, viktima (personel mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë) ka njoftuar policinë se derisa ishte në kryerje të detyrës ishte kanosur nga një person.
Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull i lindur në vitin 1966. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.