Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhej në mesazhin kërcënues që kishte shkuar në adresë të presidentes.
Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kanë bërë të ditur për Telegrafin se kanë nisur hetimet për identifikimin e kryerësit të mundshëm të kësaj vepre.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryerësit të mundshëm të veprës penale”, ka deklaruar Arbnora Luta, zyrtare për komunikim në PSRK.
E nga Presidenca e Kosovës kishin bërë të ditur se kërcënimi i fundit me jetë ndaj Osmanit është vetëm një hallkë në zinxhirin e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë që ajo ka marrë ndër vite.
“Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë”, deklaori Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani. /Telegrafi/