Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Sipas KEDS-it, ky do të jetë orari dhe rajonet në të cilat do të ketë intervenime gjatë ditës.
Rajoni i Gjakovës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Dragabili (kodi 82082006) prej orës 10:30 deri ne ora 15:30
Vendet: rr.605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), rr.608 Hamdi Berisha (1 konsumator), rr.557 Bedri Berisha (1 konsumator), fshatrat: Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë.
Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave në largpërçues, pastrimi i trasesë dhe shtrëngimi i përçuesve.
/Telegrafi/