KEDS-i njofton se po shënon rezultate të mëdha në luftën ndaj vjedhjeve të energjisë elektrike

“Si rezultat i luftës së pa kompromis ndaj keqpërdorimeve, humbjet e energjisë elektrike në pesëmujorin e parë të vitit 2024 janë 25.75% më të vogla se në periudhën e njëjtë të vitit 2021”, ka njoftuar KEDS.

Më tej thuhet se: “Gëzon fakti që rënia është konstante nga viti në vit. Tashmë ato kanë rënë në 15% në total të energjisë elektrike nga 20.23% sa ishin para 3 vjetësh. Kompania nuk do të ndalet me kaq, pasi ka synim ta zhdukë komplet fenomenin e vjedhjeve të energjisë elektrike në Kosovë”./EpokaERe

KEDS-i njofton se po shënon rezultate të mëdha në luftën ndaj vjedhjeve të energjisë elektrike

Read Previous

Rey Manaj, kërcënimi për Spanjën

Read Next

UEFA me artikull të veçantë për ndeshjen Shqipëri-Spanjë