KEDS angazhon 400 punëtorë në terren pas stuhisë së erës

Pas përkeqësimit të motit dhe erërave të fuqishme që kapluan vendin në orët e para të mëngjesit,  KEDS ka angazhuar 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat e afektuara. Dhjetëra ekipe tona janë shpërndarë gjithandej vendit ku po bëjnë çmos që të sanojnë dëmet e shkaktuara në rrjet sa më shpejt që është e mundur.

Ekipet po punojnë pa ndërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Përkundër kushteve atmosferike, puna është duke u zhvilluar me dinamikë të lartë nga ekipet tona.

KEDS është duke bërë monitorimin e rrjetit në kohë reale përmes programit Kosovanet, ku evidentimi i avarive po bëhet në kohë rekorde ndërkaq përmes sistemit SCADA po mundësohet kontrollimi i nënstacioneve dhe intervenimi më i shpejtë nga ekipet tona.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë./Gazetasinjali

Read Previous

​Sa të besueshme janë testet e antitrupave pas vaksinimit?

Read Next

Përfundon aventura e sportistëve të Kosovës në ‘Tokio 2020’