KDI shpërblen fotografinë më të mirë anti-korrupsion, inkurajohen qytetarët që ta shpërfaqin këtë dukuri

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpallur fituesit në garën “Fotografo Korrupsionin 2022”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Në garë kanë qenë 60 fotografi, ku nga një juri profesionale janë përzgjedhur tri fotografitë më të mira për këtë vit.

Me këtë rast, fitues i vendit të parë u shpall fotografi Driton Bublaku, me një fotografi të Kalasë së Novobërdës.

Ndërsa në vend të dytë u shpall fotografi Irfan Maliqi. E Kushtrim Krasniqi u përzgjedh si fotograf i tretë.

Këshilltarja ligjore në KDI, Albesa Humolli, inkurajoi qytetarët që përmes fotografisë të shpërfaqin korrupsionin.

Ajo sqaroi se ky është viti i tetë më radhë që shpallen fituesit e fotografisë, raporton EO. 

“Ky është viti i tetë që KDI organizon këtë lloj gare me të vetmin qellim, të nxisë pjesëmarrjen e publikut të gjere në luftën kundër korrupsion duke ofruar një hapësire qytetarëve për të ndarë perspektivat e tyre për korrupsion, pra përmes fotografisë”.

“Lufta kundër-korrupsion shpeshherë i atribuohet vetëm pushtetit, duke aluduar që qytetarët janë të pafuqishëm për të bërë diçka në këtë drejtim. Por janë pikërisht qytetaret ata që e paguajnë çmimin e pasojave te korrupsionit: duke marre shërbime të dobëta, duke mos pasur qasje në drejtësi, duke mos pasur punë e mirëqenie e duke e vuajtur pabarazinë”, tha ajo. /EO/

Read Previous

Prezantohet Projektligji për Zyrtarët Publik, përplasen pozita me opozitën

Read Next

Kuvendi me Komision për vetingun – Haxhiu: Shteti i së drejtës s’ka alternativë