KB Ylli ndërpret bashkëpunimin me Henrik Širkon

Basketbollisti kroat që në Kosovë luan si vendas, Henrik Širko, nuk është më pjesë e Yllit. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë skuadra suharekase, ndërsa ka falenderuar basketbollistin në fjalë për bashkëpunimin e deritashëm.

“Klubi dhe Henrik Širko ndajn rrugët pas plot dy vitesh, një vendim jo i lehtë pas një të kaluare me shumë sukses. Faleminderit për të gjitha kampion Henrik Širko,” ka shkruar KB Ylli në njoftim.

Širko 31-vjeç i lindur në Šibenik të Kroacisë, këtë stinor ka pasur mesatare prej 26 minutave te Ylli në Superligë, ndërsa ka shënuar 11.6 pikë për ndeshje, 3.2 asistime dhe 4.8 kërcime.

/topsporti/

Read Previous

U gjet me 600 rrënjë kanabisi brenda banesës, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Gjermani

Read Next

Cooper: Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën