KB Vëllaznimi zgjedh bordin e ri

Ditë më parë klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka mbajtur kuvendin e rregullt zgjedhor sipas diskutimeve të përcaktuara në rendin e ditës.

Pas konstatimit që kuvendi ka kuorum të nevojshëm për fillimin e punës me 33 anëtarë të pranishëm, mbledhjen e hapi antari i bordit Burim Koshi.

Pas raportimit të gjendjes nga kryesia dhe zgjedhjes së anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, u votua edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.

Të propozuarit u votuan nga kuvendi dhe sipas njoftimit të klubit bordi i ri i KB Vëllaznim-it do të përbëhet nga:

1. Jeton Bakalli
2. Nertil Zeka
3. Ideal Bakija
4. Ndriçim F. Koshi
5. Egzon Doli
6. Fadil Gjoshi
7. Bledar Kusari
8. Enis Morina
9. Fat Deva

Burim Koshi, anëtar i bordit të KB Vëllaznimi ka shpjeguar se sipas statutit, Bordi do të duhet të zgjedh Kryetarin, Nënkryetarin, Sekretarin dhe Udhëheqësin Financiar.

Kshtu që, në mbledhjen e ardhshme të bordit të ri do të zgjidhen strukturat e reja të klubit, kështu është bërë e ditur në postimin që KB Vëllaznimi e ka publikuar në Facebook :

Read Previous

Vitia: Prej tetorit s’do të ketë probleme me barna esenciale – sistemi informativ shëndetësor gati për një vit e gjysmë

Read Next

Serwer: Dhuna në Kuvend është pasqyrë e keqe për Kosovën