KB “Vëllaznimi” vazhdon të mbetet i pamposhtur në Ligën e Parë

Lideri i Ligës së Parë, Vëllaznimi, e ngriti serinë e fitoreve në 12 ndeshje rresht.

Skuadra gjakovare e mposhti Dukagjinin (ish-Dardanët) me rezultat 65-95.

Më i dalluari te Vëllaznimi ishte Michael Green me 23 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, kurse u ndihmua edhe nga Atik Koshi me 21 pikë dhe Besnik Azemi me 19 pikë.

Te Dukagjini më i veçuari ishte Mirlind Zekaj me 16 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime, dhe Drilon Shala me 13 pikë, 6 kërcime dhe dy asistime.

Skuadra e Vëllaznimit vazhdon të mbetet skuadra vetme pa humbje në Ligën e Parë, ku seria e fitoreve është ngritur në 12 fitore rresht, kurse Dukagjini me 4 fitore e 8 humbje aktualisht gjendet në pozitën e tetë.

Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Prishtinën e Re, derisa Dukagjini me New Basket.

Read Previous

​Arrestohet edhe një person për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Read Next

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë