KB “Vëllaznimi” sonte e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Play-Off

FOTO | BUTRINT BEJRA

Sonte me fillim nga ora 20:30, në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, KB “Vëllaznimi” e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Play Off-it të Ligës së parë.

Skuadra nga Gjakova këtë ndeshje do ta zhvillojë kundër skuadrës së Vushtrrisë.

Sezonin e rregullt “Vëllaznimi” e ka mbyllur pa asnjë humbje, duke qenë kështu vazhdimisht skuadra lidere e Ligës së Parë, me 36 pikë të grumbulluara.

Ndërsa skudra e Vushtrrisë, sezonin e rregullt në Ligën e Parë e ka mbyllur në vendin e katërt, duke i regjistuar 11 fitore e 7 humbje, me gjithsej 29 pikë të grumbulluara.

/TvSyri/

Read Previous

Ambasadorja e Izraelit sot në Kosovë, takohet me kryekuvendarin Konjuca

Read Next

​Mehaj takim me homologun bullgar, diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit bilateral