Nesër me fillim nga ora 19:00 në Palestrën “Shani Nushi”, KB “Vëllaznimi” e zhvillon ndeshjen e dytë si vendas në kuadër të Superligës së basketbollit të Kosovës, ku do të përballet me KB “Ylli”.
Në këtë ndeshje klubi nga Gjakova synim të vetëm ka rezultatin pozitiv, në mënyrë që të regjistrojë fitoren e parë të këtij sezoni.
Përmes një postimi në rrjetet sociale skuadra e Vëllaznimit ka kërkuar që në sallë të jenë të pranishëm një numër sa ma i madh I tifozëve në mënyrë që në palestrën “Shani Nushi” të krijohet një atmosferë impozante siç ka ditur ta krijojë Gjakova gjithmonë, dhe kështu të niset një seri e fitoreve për klubin e Vëllaznimit, thuhet ndër të tjera në postimin e klubit.
Ndërsa theksojmë që Vëllaznimi ditë më parë ka zyrtarizuar edhe basketbollisitin më të ri të klubit Majrion Gjons, i cili pritet ta ndihmojë klubin në arritjen e synimeve.
/tvsyrivision/