KB Vëllaznimi ndërpren bashkëpunimin me një basketbollist

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me qendrën Joshua Nurse i cili sipas disa burimeve jozyrtare nuk i ka plotësuar pritshmëritë e klubit dhe që shumë shpejt pritet zëvendësimi i tij .

Theksojmë që pas dy ndeshjeve që KB Vëllaznimi do t’i zhvillojë me KB Istogu si vendas, dhe me KB Prishtina si mysafir, pritet edhe hapja e afatit kalimtar në Superligën e basketbollit të Kosovës, ku skuadrat pritet të bëjnë transfere për të plotësuar rosterin e tyre, dhe për të qenë sa më të gatshëm për pjesën e dytë të ligës elitare të basketbollit vendor.

Read Previous

Bislimi: Qeveria nuk ka garantuar se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, Kushtetuesja vendos

Read Next

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve letër Kurtit, kërkon hapa konkretë drejt reformave në shëndetësi