Nëntë xhiro, nëntë ndeshje, nëntë fitore. Ky është bilansi i Vëllaznimitnë Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, në konkurencën e meshkujve.
Basketbollistët e drejtuar nga trajneri kroat Franko Sterlen kanë mposhtur mbrëmë skuadrën e Feronikelit nga Drenasi në me rezultatin 110 – 66, që njëkohësisht është edhe fitojra më e thellë që Vëllaznimi e ka regjistruar këtë pjesë të sezonit vjeshtor.
Pos tjerash, kjo është edhe ndeshja e parë e stinorit ku kuqezinjtë e Gjakovës kanë shënuar mbi 100 pikë për 40-minuta lojë.
Gjashtë basketbollistë të Vëllaznimit kanë kryer ndeshjen me pikë dyshifrore mbrëmë, ku më së shumti pikë ka shënuar Atik Koshi, që e mbylli ndeshjen me 19 pikë të shënuara.
Koshi bashkë me Besnik Azemin kanë shkëlqyer në këtë ndeshje për ekipin, duke e kryer lojën me double-double. Koshi pikëve të tij i shtoi edhe 12 asistime, ndërsa Azemi pos 12 pikëve të shënuara bëri edhe 15 kërcime ,dhe 6 asistime.
Ndërsa te Feronikeli, të vetmit që pak më shumë i bënë ballë Vëllaznimit në ndeshje kanë qenë dyshja Kreshnik Tigani dhe Butrint Gashi, që kryen lojën me nga 14 pikë të shënuara secili.
Me këtë, Vëllaznimi kryen pjesën e parë të kampionatit me bilans perfekt, 9-0, ndërsa përkundër ecurisë pa humbje të gjakovarëve, Feronikeli këtë sezon e mbyll me humbje duke mos arritur që në këtë pjesë të sezonit vjeshtor ta regjistrojë asnjë fitore.