Trepça është kampione e Kosovës në basketboll. Titullin e dytë rresht dhe të gjashtin në histori, Trepça e siguroi të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Në finale të plejofit, mitrovicasit triumfuan 4:2 ndaj Bashkimit të Prizrenit. Fitoren e katërt e arritën në arenën e stërmbushur me shikues.
Trepça fitoi me rezultat 82:67.
Skuadra e Adis Beqiragiqit ka dominuar nga fillimi e deri në fund të ndeshjes dhe ka mbajtur epërsi gjithë kohën. Prizrenasit megjithatë nuk janë dorëzuar duke e bërë ndeshjen shumë interesante.
Kështu Trepça e ka vazhduar dominimin e plotë në basketbollin kosovar. Për të dytin edicion rresht i ka fituar gjithë trofetë e basketbollit kosovar. /Koha.net/