KB Trepça falenderon Gjakovën për mikpritjen

Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës për vitin 2024.

Ekipi mitrovicas ka postuar një falenderim të veçantë për qytetin e Gjakovës, duke iu referuar me fjalën ”Në Gjakovën mike”.

”Jemi larguar nga Gjakova me mbresat më të mira. Kemi konfirmuar e rikonfirmuar vlerat e jashtëzakonshme të këtij qyteti. Tri ditë në Gjakovë shkuan shpejtë e si më mirë. Ishim në shtëpinë tonë, në simbolin e shqiptarisë. Një organizim i shkëlqyer dhe madhështim i garës për Kupë. U larguam si fitues, por edhe më të pasur për shumë miq e dashamirë. Faleminderit Gjakovë lule e gjakut”, shkruan në postimin e Trepçës.

Trepça e festoi triumfin në Kupën e Kosovës duke e mposhtur Prishtinën në një super finale me vetëm 2 pikë diferencë.

Read Previous

​Të miturit me alkool e duhan në duar, për një vit u dënuan vetëm dy biznese

Read Next

​Liderët e shtetit vlerësojnë lartë lansimin e tregut online për blerje dhe shitje makinash: Do të ketë ndikim në ekonomi