KB “Prishtina” mposht KB “Vëllaznimin” në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së basketbollit të Kosovës

photo by: @Shpend Ahmeti

Gjatë fundjavës është zhvilluar xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës në basketbolll, ku mbrëmë skuadra e Vëllaznimit ëshë përballur me Prishtinën, në pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.

Skuadra nga Gjakova e nisi më mirë këtë ndeshje duke e fituar çerekun e parë me rezultatin 18-20, por çerekun e dytë Prishtina e nisi më mirë duke e mbajtur efikasitetin e shënimit të pikëve për gjatë tërë pjesës së parë e cila u mbyll me rezultatin 37 – 30.

Loja dukshëm më e mirë e Prishtinës vazhdoi edhe në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje, ku kryqytetasit vazhdimisht ishin në avantazh, duke e mbyllur këtë ndeshje me rezultatin 88 – 61.

Dustin Thomas me 25 pikë ka qenë më i dalluari te Prishtina, ndërsa debutuesi Gach ka luajtur me 17 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, e nga 11 pikë kanë shënuar Brooks Debisschop dhe Lejson Zeqiri.

Ndërsa tek Vëllaznimi më të dalluarit ishin Jordan Harris me 16 pikë, dhe Jahii Carson me 10 pikë të shënuara.

Pas kësaj ndeshjeje bilanci i Vëllaznimit është 7 fitore e 10 humbje, ndërsa Prishtina bilancin e saj e dërgon në 11 fitore e 5 humbje.

/TvSyriVision/

Read Previous

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tregon për subvencionet që i presin fermerët gjatë këtij viti

Read Next

FFK për herë të parë pjesë e Konventës “Winter League Convention”