KB “Peja” dhe KB “Rahoveci” dënohen me nga 400 euro secila

Informatori i xhiros XVII të Superligës ka bërë të ditur se ekipet e Pejës dhe të Rahovecit janë dënuar me nga 400 euro secila, për shkak të mosrespektimit të neneve 49.7 përkatësisht 49.6 të PG-së.

Peja kishte pritur Yllin në Karagaç, ndërsa Rahoveci Trepçën në Mizahir Isma në këtë xhiro, ndërsa Informatori Nr. 17 i Superligës ka bërë të ditur për raportet e vëzhguesve, parregullësitë si dhe konfirmimin e rezultateve të arritura në xhiron përkatëse.

Kështu, Peja ka marrë dënim prej 400 eurosh për shkak të: Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj policisë, sigurimit, institucioneve, FBK, etj. Ndërsa në vërejtje nga vëzhguesi i ndeshjes është shkruar: Në minutën e katërt të çerekut të dytë, tifozëria vendase shan Federatën.

Rahoveci në anën tjetër është dënuar me shumë të njëjtë, për mosrespektimin e nenit tjetër, që thotë: Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj gjyqtarëve, lojtarëve dhe personave zyrtarë. Ndërsa në vërejtjen e vëzhguesit shkruan: Gjatë periudhës së tretë, pjesa prapa bankës së mysafirëve (Trepça) është zbrazur në tërësi për arsye të fyerjes së lojtarëve mysafirë. Njëherë ndodhi për shkak të sjelljes josportive të Drilon Hajrizit ndaj publikut, për ç‘gjë ky i fundit u dënua me gabim teknik. Pas largimit të publikut, kishim ndërprerje të shkurtër të rrymës (arsye: kablloja) prej 5-minutash dhe ndeshja vazhdoi.

Peja u mposht nga Ylli, ndërsa Rahoveci u mposht nga Trepça.

Nga dënimet tjera nga kjo xhiro të gjitha të tjerat janë për gabime teknike, ku radhazi janë dënuar: Ponte PrizreniVëllaznimi (si ekipe), Jalen Tate, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Josip Plantak (si lojtarë/trajnerë).

/TopSporti/

Read Previous

Pesë emisarët special për dialogun të premten në Prishtinë

Read Next

MKRS prezanton logon e Operës së Kosovës