KB “Gjakova e Re” synon të bëhet pjesë e Ligës së Parë të baskebollit të Kosovës

KB “Gjakova e re” aktualisht bën gara në ligën e dytë të basketbollit të Kosovës, në divisionin e perëndimit, ku nga 8 ndeshje të zhvilluara i ka të regjistuara 7 fitore dhe një humbje, duke qenë kështu kryesuese e tabelës në divisionin përkatës.

Erjon Qarkaxhija, ndihmës trajner i këtij klubi na tha që qëllimi kyç i skuadrës është ngjitja në Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës.

Qarkaxhija gjithashtu bëri të ditur që në kuadër të playoff zhvillohen 4 ndeshje.

Përveç paraqitjeve të suksesshme në kuadër të Ligës së Dytë, Gjakova e re këtë sezon u bë skuadra e parë që bë bashkëpunim me Federatën e Basketboliit të Kosovës, organizuan Final Four-in e kësaj Lige.

Ndër të tjera u tha që organizimi, fokusi, dhe përgatitja fizike e basketbollistëve, janë elementet kryesore që e kanë ndihmuar klubin të arrijë këto rezultate, duke synuar inkuadrimin në Ligën e Parë të Basketbollit kosovar.

Read Previous

Fatura e muajit mars me tarifa të reja, KESCO shpjegon si do të llogaritet çmimi

Read Next

LeBron James shkruan histori në NBA, kalon Karl Malone dhe bëhet i dyti në listën e të gjitha kohërave për pikë të shënuara