KB “Gjakova e Re” fiton qetësinë në renditje

Skuadra e Gjakovës së Re ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re mbrëmë, për të fituar qetësinë e nevojshme në renditje tabelare dhe për të mos u rrezikuar për një kohë nga rënia.

Ekipi i drejtuar nga Driton Rraci ka fituar ndeshjen 84-62, ndërsa lojtari më efikas i tyre ka qenë Shëndrit Llapi me 21 pikë të shënuara në fitore.

Me fitore, Gjakova e Re bëhet me bilanc 10-12 dhe është në vend të shtatë aktualisht, mbi Prishtinën e Re që është e teta me bilanc 8-15.

/TopSporti/

Read Previous

KDI kërkon nga Qeveria të jetë më transparente për dialogun: Qytetarët janë të pa informuar

Read Next

Për shoqatën e të shurdhërve, shoqata “Bereqeti ka dhuruar sot 43 pako ushqimore