Katërshja e arbitrave shqiptarë do drejtojë ndeshjen e UEFA Europa League

Arbitri Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen Hoffenheim – FCSB. Takimi do të luhet të enjten në Gjermani, në stadiumin “Rhein-Neckar-Arena” dhe ndeshja do të startojë në orën 18:45.

Gjithashtu, asistentët dhe arbitri i katërt do të jenë shqiptarë. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo janë dy ndihmësit e Xhajës, ndërsa Albert Doda është arbitër i katërt.

Në VAR do të jetë anglezi Peter Bankes, ndërsa në AVAR, spanjolli Carlos del Cerro Grande.

Kjo është ndeshja e tretë për këtë sezon në UEFA Europa League që katërshja e arbitrave shqiptarë (Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Rejdi Avdo dhe Albert Doda) gjykon në fazën e grupeve.

Më parë, ata kanë drejtuar edhe në ndeshjet AZ Alkmaar – Elfsborg dhe Elfsborg – Sporting Braga. /Euronews.al/

Read Previous

Shqipëria pritet të ulë për të parën herë në 30 vjet papunësinë nën 10%

Read Next

Kryeministri i ri i Sirisë u bën thirrje refugjatëve sirianë të kthehen