Katër të dërguarit e posaçëm në Ballkanin Perëndimor

Sir Stuart Peach është emëruar dje i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se emërimi i Peach është pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe paqe në këtë rajon.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë emëruar më herët gjatë këtij viti të dërguarin e ri të posaçëm për këtë rajon. Gabrial Escobar e ka zëvendësuar Matthew Palmerin nga muaji shtator.

Aktualisht Palmer është i dërguar i posaçëm i SHBA-së për reformën zgjedhore në Bosnje-Hercegovinë.

Kurse Bashkimi Evropian ka të dërguar për këtë rajon zyrtarin, Mirosllav Lajçak./GazetaSinjali/

Infografika e REL-it, me të dërguarit e posaçëm në Ballkanin Perëndimor:

Read Previous

Sot dërgohen në Maqedoni trupat e viktimave nga aksidenti në Bullgari

Read Next

Forbes vendos ​Valbonën në mesin e pesë bukurive natyrore të Ballkanit Perëndimor