Katër të arrestuar nën dyshimin për organizim të skemave piramidale

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se në një lokal në Zhur të Prizrenit kanë organizuar lojëra të fatit.

Raporti 24-orësh i Policisë bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi se në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit si: valixhe me qipa për poker, letra të pokerit, 1 mijë e 700 euro para të gatshme, fletore me emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë.

Ndërkaq, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Zhur, Prizren 27.12.2022 – 02:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se njësitë policore në një lokal i cili kishte qenë i mbyllur i kanë hasë të dyshuarit, në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi se në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit si: valixhe me qipa për poker, letra të pokerit, 1700 euro para të gatshme, fletore me emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. /EO/

Read Previous

Pesë gazetarë nga Afganistani do të strehohen në Kosovë

Read Next

Tahiri i kërkon Kurti t’i ftojë në takim krerët e partive politike pas situatës në veri