Katër persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur  në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Jabllanicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00. Si pasojë e përplasjes së dy veturave, katër persona kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur nga autoritetet”, ka deklaruar Gashi.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave. /Albanianpost.com

Read Previous

Ish-profesori i Harvardit: SHBA fitoi betejën ushtarake me Iranin, por humbi strategjikisht

Read Next

BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve