Katër migrantë vdesin gjatë përpjekjes për ta kaluar Kanalin Anglez

Katër migrantë kanë vdekur gjatë përpjekjes për ta kaluar Kanalin Anglez, sipas rojave detare franceze. 

Gjatë natës patrulla detare ishte njoftuar se migrantët kishin rënë në det në veri të Francës. 

Katër persona u gjetën të vdekur, ndërsa 63 u shpëtuan. 

Mbi 13,000 persona e kanë kaluar Kanalin Anglez deri tash këtë vit. 

Më 18 qershor, 882 persona e kanë kaluar Kanalin me 15 anije të vogla – një rekord i ri për këtë vit, raportoi BBC./Koha.net

Read Previous

Orban takohet me Trumpin pas samitit të NATO-s

Read Next

Turistët do të shpenzojnë një rekord prej 800 miliardë eurosh në Evropë këtë verë