Katari kërcënon të hakmerret ndaj masave të marra nga Evropa, pas skandalit të korrupsionit

Katari ka shprehur zemërimin për bllokadën e Parlamentit Europian ndaj lobistëve të vendit, ndërkohë që hetimi i Katargate vazhdon, sipas burimeve diplomatike.

Deputetët votuan pothuajse njëzëri të enjten për të kërkuar “pezullimin e të drejtave për përfaqësuesit e Katarit në Parlamentin Europian gjatë kohëzgjatjes së hetimit.

Nga ana tjetër Doha paralajmëroi për ndikimin negative për masat e marra nga BE në lidhje me skandalin e Qatargate, madje ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet globale të gazit.

Siç raportojnë mediat franceze, nisja e një hetimi ndaj Eva Kailit, e cila dyshohet se është financuar nga Katari për të mbrojtur interesat e vendit të Gjirit, ka tronditur institucionin.

Të enjten e kaluar, eurodeputetët votuan pothuajse njëzëri për pezullimin e kredencialeve të përfaqësuesve të Katarit.  Vendimi i takon Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Doha, e cila i ka hedhur poshtë akuzat kundër saj, shprehu keqardhje për “gjykimet e bazuara në informacione të pasakta”.

Katari gjithashtu denoncoi mungesën e bashkëpunimit nga qeveria belge, të cilën e përshkroi si një “partner të ngushtë” dhe një “furnizues të rëndësishëm” të gazit natyror të lëngshëm.

/abcnews.al

Read Previous

Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, reagon ShSKUK-ja

Read Next

Mbi një mijë ushtarë iu bashkuan FSK-së gjatë këtij viti, Mehaj: Synojmë anëtarësimin në NATO