“Katar 2022”, sot zhvillohen dy finalet e play-off-it

Poloni-Suedi dhe Portugali-Maqedoni e Veriut, janë dy finalet e fazës së play-off-it të Kampionatit Botëror “Katar 2022”

Me kuriozitet të madh po pritet ballafaqimi ndërmjet Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut pasi kjo e fundit bëri befasinë e madhe duke e eliminuar kampionin e Evropës Italisë që e mposhti në tokën italian me rezultat minimal 1-0, ndërsa Portugalia arriti në finale pas fitores ndaj Turqisë me rezultat 3-1, transmeton KosovaPress.

Suedia triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Republikës së Çekisë, kurse Polonia kaloi në finale pa ndeshje pas përjashtimit të Rusisë nga të gjitha garat e UEFA-së dhe FIFA-së.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 20:45.

/KosovaPress/

Read Previous

Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë

Read Next

AUV-i konfiskon 40 tonë mish, paralajmërohen edhe aksione të tjera