Ditë më parë televizioni Syri përmes një kronike paraqiti ankesat e qytetarëve në lidhje me mungesën e ndriçimit dhe shenjëzimit horizontal në rrugën “Beqir Kastrati”. Sipas qytetarëve në këtë rrugë prej dy vitesh mungon ndriçimi publik.
Në lidhje me këtë problematikë, drejtori i shërbimeve publike në Gjakovë, Shkumbin Kastrati ka treguar se arsyeja që kjo pjesë nuk ka ndriçim publik është sepse rruga shumë shpejt pritet të lidhet me rrugën “Tirana” në momentin kur të përfundojnë punimet e vrazhda në stadiumin e qytetit të Gjakovës.
Qytetarët mbesin me shpresë që ky problem të rregullohet sa më shpejt në mënyrë që kjo pjesë mjaft e frekuentuar e qytetit të mos ketë këtë pamje.