Kasanof takon krerët opozitarë

Zëvendëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka takuar liderët opozitarë të Kosovës të premten.

Në takim me zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova duhet të bashkërendohet me aleatët.

“Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj”, ka shkruar ai në Facebook.

E, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e vetmja rrugë përpara është partneriteti me SHBA-në.

“Mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria. E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /KOHA.net/

Read Previous

Vetëm Moska përfiton nga tensionet polako-ukrainase

Read Next

Gjeneralmajor Barduani merr komandën e KFOR-it