“Karavani i Antigjipsizmit” ndaloi sot në Gjakovë

“Karavani I Antigjipsizmit” ndaloi sot në Gjakovë, qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilzimi i komuniteteve egjiptian, rom dhe ashkali për të luftuar antigjipsizmin që do të thotë trajtim i barabartë në shoqëri dhe institucione. Duke e ditur këtë dukuri negative që është mjaftë e përhapur në botë përfaqësues nga organizata “Zëri I Romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve” e panë të domosdoshme këtë organizim.

Në kuadër të këtij aktiviteti komunitetet gjithashtu do të informohen edhe për të drejtat e tyre në pronësi dhe për këtw ishte e ftuar Elida Bejtullahu udhëheqëse e sektorit urbanistik në komunën e Gjakovës.

Karavani do të vazhdoi aktivitetet edhe nëpër qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës ku përpos aktiviteteve që qëllim kanë vetëdijësimin e komuniteteve për të drejtat e tyre do të ketë edhe argëtim.

Read Previous

Bislimi pret në Prishtinë kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar, flasin për Luginën

Read Next

Gojani: Plotësimi i normës mësimore dhe transferet, ndër shqetësimet më të shpeshta të mësimdhënësve