Karateistet e Kosovës fitojnë të bronztën në Evropian

Karateistet e Kosovës kanë fituar medaljen e bronztë në garën ekipore në Evropianin që po mbahet në Jerevan të Armenisë. 

Në luftën për medalje të bronztë ato mposhtën 2:1 karateistet e Greqisë. 

Ekipi i Kosovës u përbë nga katërshja Elmedina Istogu, Vlera Qerimi, Fortesa Orana e Behije Mustafa. 

Për Kosovën është medalja e dytë të bronztë në Evropianin në Jerevan. Të bronztën e fitoi Betim Maliqi në kategorinë deri 75 kg./Koha.net

Read Previous

Papa Leo lutet te varri i Françeskut përpara fjalimit të parë të së dielës

Read Next

Peci: Do të ketë ndryshim të gjendjes vetëm nëse kanë ndryshuar qëndrim partitë opozitare