Karabinierët stërviten intensivisht me helikopter

Karabinierët italianë të KFOR-it, kohëve të fundit morën pjesë në një stërvitje intensive trajnimi me helikopter.

Kryer në një skenar realist operacional, KFOR-i thotë se stërvitja synonte të përforconte gatishmërinë taktike dhe të forconte ndërveprimin midis njësive të tij që veprojnë në mjedise komplekse të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë”.

Read Previous

Nesër edhe një tentativë tjetër për konstituimin e kuvendit

Read Next

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës