Kapja e dyshuarit dhe zbulimi i AK-47: Çfarë dimë për armën që u përdor në tentativën e atentatit ndaj Trump

Pas kapjes së Ryan Routh, 58-vjeçarin e dyshuar për një atentat ndaj Donald Trump ditën e djeshme, autoritetet thanë se kishin zbuluar një pushkë sulmi të tipit AK-47 të kompletuar, në një fushë pranë vendngjarjes, nga e cila besohet të ketë ikur.

Sipas mediave të huaja, modeli i saktë i armës është i paqartë në këtë fazë dhe ka një numër të madh variacionesh të vetë AK-47, e cila është deri tani pushka sulmuese më e disponueshme dhe e përdorur në botë.

Versionet gjysmë automatike të pushkës janë të ligjshme me licencë në Florida, megjithëse modelet plotësisht automatike lejohen vetëm nën kufizime shumë specifike.

E quajtur zyrtarisht Automat Kalashnikova, AK-47 u projektua nga gjenerallejtënant sovjetik Mikhail Kalashnikov, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Popullariteti global i modelit dhe varianteve të tij është për shkak të besueshmërisë së tyre në kushte të vështira, kostos relativisht të ulët të prodhimit, disponueshmërisë në pothuajse çdo rajon gjeografik dhe lehtësisë së përdorimit.

Nuk është përgjithësisht i famshëm për saktësinë e tij dhe historia tregon se rrallëherë ka qenë arma e zgjedhur për vrasës të mundshëm ose aktualë. /Euronews.al/

Read Previous

Ukraina fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar në Kursk të Rusisë

Read Next

Starmer nën presion për të distancuar Britaninë e Madhe nga plani i emigrantëve të Italisë me Shqipërinë