Në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas burimeve të Sinjalit, Policia ka arrestuar të dyshuarin ku pas kontrollimit të disa lokacioneve ka arritur të konfiskojë 2.5kg substancë narkotike të llojit kokainë.
Përveç substancave narkotike, Policia ka gjetur edhe një pushkë automatike AK-47, dy pistoleta, katër karikatorë të ndryshëm, 95 fishekë të kalibrit të ndryshëm, një telefon mobil, 570 euro para të gatshme, një skalper, dy peshore digjitale, dy vetura, disa dokumente të ndryshme dhe disa çelësa të ndryshëm.
i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali