Kapet një udhëtar me 100 fishekë në aeroport të Prishtinës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në valixhen e një udhëtari që po udhëtonte nga Brukseli për në Prishtinë, janë gjetur 100 fishekë 8 mm.

Postimi i plot:

Më 14 dhjetor 2021 (sot), oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës. Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë, ku ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor.

Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht, fishek 8 mm në sasi prej 100 copë. Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.Malli i ndaluar:• Municion për pistoletë me gas 100 copë të markës Fiocchi Blanc 8 mm.

No photo description available.
No photo description available.

Read Previous

Kryeparlamentari Konjufca pret sot në takim Taulant Ballën

Read Next

Plani i BE-së për uljen e çmimeve të energjisë