Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 105 pacientë, prej të cilëve 81 janë pozitivë, 10 negativ, dhe 12 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 54 pacientë, ndërsa me respirator është 1 pacient, dhe me CPAP 2 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor aktualisht janë 4 infermierë, dhe 1 nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.
Nga Shqipëria janë 12 pacientë që po trajtohen për Covid.
Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 105 janë të zënë, dhe 30 shtretër të tjerë janë të lirë, /Syri-vision.tv.