Kandidati për asamble nga LDK, Epikad Hoxha shpalos objektivat e tij-KRONIKË ZGJEDHORE

Këtë herë kandidati për këshilltar komunal në Gjakovë, Epikad Hoxha, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zgjodhi tu drejtohet qytetarëve të Gjakovës dhe jo vetëm. “Nuk dua thjeshtë të zë një ulëse, por do të jem i zëshëm dhe do të bëj përpjekje që të shty përpara projekte të cilat i kontribuojnë këtij qyteti”, tha Hoxha, që tashmë i ka listuar tri pika të cilat i konsideron thelbësore për tu implementuar.

Një pjesë e komunitetit artistik e përshkruan Hoxhen, si njeri vizionar, i cili përherë ka treguar sukses në gjërat që ka marrë përsipër.

Epikadi në këtë takim u zotua se çdo fjalë e thënë do të kthehet në veprim por që ai të ketë mundësi t’i realizoj qëllimet i duhet besimi i palëkundur i qytetarëve, të cilin mund ta dëshmojnë me 17 tetor duke votuar numrin 7 tha në fund Hoxha.

Read Previous

​EUROPOL mbështetje Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar

Read Next

Fillon vaksinimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në lagjen Brekoc