Kancelari austriak pritet me nderime të larta shtetërore

Me nderime të larta shtetërore është pritur në Prishtinë, kancelari i Austrisë Karl Nehammar.

Kancelari austriak është shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në ceremoninë shtetërore kanë qenë edhe disa ministra.

Pas takimit, Kurti dhe Nehammer pritet të mbajnë një konferencë për media.

Gjithashtu, kancelari austriak do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Read Previous

Dita Botërore e Punës Sociale

Read Next

Alain Giresse publikon listën e Kosovës për miqësoret e marsit