Kanadaja “në mëshirë” të zjarreve/ Flakët i afrohen qytetit, evakuohen banorët

Afrimi i zjarreve masive, të cilat kanë arritur 17 km larg qytetit Yellowknife, ka detyruar qeverinë kanadeze të urdhërojë evakuimin e banorëve.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, janë rreth 20 mijë personat të cilëve u është bërë apel të lënë banesat e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Forcat e armatosura kanadeze po ndihmojnë zjarrfikësit në largimin e banorëve përmes avionëve të llojit “Hercules”.

Mbi 200 zjarre kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe toke në rajonin e njohur si Territoret Veri-perëndimore.

Autoritetet paralajmërojnë se nëse nuk ka reshje, flakët do të arrijnë Yellowknife, kryeqyteti i rajonit, gjatë fundjavës.

15 për qind e popullsisë së Territoreve Veri-perëndimore është evakuuar. Zyrtarët thonë se shumica e akseve rrugore janë të sigurta, por shtojnë se nëse tymi i zi kufizon shikueshmërinë, njerëzit që largohen nga Yellowknife nga autostrada do të shoqërohen përmes zonës aktive të zjarrit.

/euronewsal/

Read Previous

Evropa ka arritur të mbledhë 90% të rezervave të gazit për dimrin

Read Next

Disa shtëpi në Havai kanë mbetur të paprekura nga një zjarr i madh?