Kanabis për turistët në plazhin e Krorëzës, në pranga pronarët e lokaleve

Dy pronarë në plazhin e Krorëzit u kanë ofruar  turistëve – përveç shezlongëve të vendosur pa lejen e bashkisë – edhe kanabis.

Policia ka zbuluar se territoret e dy lokaleve në afërsi të njëri-tjetrit, në plazhin e Krorëzës, ishin përshtatur për kultivim dhe shitje të cannabis sativës dhe për mbajtje të municionit luftarak, si dhe se për llogari të tyre, ishte pushtuar hapësirë publike, për çadra dhe shezlongë.

Nga operacioni i koduar “All in”, dy pronarët e këtyre lokaleve janë vënë në pranga, ata janë A. N., 28 vjeç dhe E. I., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Kurse një tjetër është shpallur në kërkim.

Sakaq, kamerieri që nuk e ka kallëzuar krimin, do ndiqet penalisht nga organet përkatëse.

Nga Policia bëhet me dije se është sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa, municion luftarak, 90 çadra dhe 180 shezlongë, si dhe ka asgjësuar nëpërmjet djegies bimë narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Albanianpost.com

Read Previous

SHBA dhe Kina përplasen për një anije të ndryshkur në Filipine

Read Next

Kaos me regjistrimet e lojtarve në La Liga, mbi 40 transferime të reja ende në pritje