Kamberi: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak serb duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka thënë se paralajmërimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kamberi, mes tjerash, theksoi se rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, pasi siç tha ai, vendimet e tilla i rikthejnë vitet e 90-ta.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi.

“Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje, madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresori”.

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”. /Klankosova.tv/

Read Previous

I ftohti arktik në SHBA/ Raportohen 9 të vdekur, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet

Read Next

​Mbretëria e Bashkuar heq vizat për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së