Më gjashtë vota pro e asnjë kundër, Komisioni për Legjislacion votoi, në parim, projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Paraprakisht ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, prezantoi ndryshimet që ndërlidhen me projektligjin për byronë pas adresimin të gjetjeve të gjykatës kushtetuese, siç jane retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve.
“Me 29 korrik të këtij viti gjykata kushtetuese ka shpallë aktgjykimin në raport me këtë ligj, që përfshihet vlerësimi i ligjit të mëparshme për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. pas këtij aktgjykimi, ministria e drejtësisë me përkushtim i ka adresuar gjetjet e gjykatës. për ministrinë e drejtësisë, qeverinë dhe qytetarët e Kosovës, është shumë e rëndësishme që gjykata kushtetuese nuk e ka kontestua në asnjë forme konceptin e konfisfikimit civil. Besoj që nuk ka pasur nevojë që të bëhet ndonjë ndryshim”, tha Haxhiu. /RTK