Kaloi kundërligjshëm kufirin, ndalet një person në Leposaviq

Një person në Leposaviq është ndalur nga njësitet policore nen dyshimin se ka kaluar kundërligjshëm kufirin.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit (bashkë me veturën) është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin kosovar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm kufirin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit (bashkë me veturën) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/

Read Previous

“Rusia përmes propagandës po tenton të prish rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor”

Read Next

​Rrëfimi i atletit Grevist Bytyqi, nga fatkeqësia e rëndë jetësore tek synimi për medalje në Paris