Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar për rrëzimin e aeroplanit të kompanisë së Azerbajxhanit.
Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se raportimet se të shtënat ruse mund të kenë shkaktuar rrëzimin e avionit të Azerbajxhanit “janë një rikujtim i zymtë i MH17”, duke i referuar aeroplanit të Malajzisë që u rrëzuar më 17 korrik të vitit 2024 dhe u qëllua nga forcat e mbështetura nga Rusia.
“Unë bëj thirrje për një hetim ndërkombëtar të shpejtë dhe të pavarur”.
“Lutjet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave. Iu uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka thënë Kallas.
Avioni i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan, duke vrarë 38 nga 67 personat në bord. /GazetaSinjali/